Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritZana Pira -Ëndërrat nuk ekzistojnë në pasqyrë

Zana Pira -Ëndërrat nuk ekzistojnë në pasqyrë

Nuk ekzistojnë ëndrrat
në pasqyrë
e njëjtë duket bota
në paqenësinë t’ime
pas vdekjes së”Orfeut”
(Eurodika) mbjellë
urrejtjen e dashurisë
vertikalisht
dhe kthehet e vdekur
në pasqyrë


e pathëna e”Persofenit’
rrënon murin e Rozafës
që gjithmon të kemi uri
për legjendë
e legjenda muroset në kohë
pa e pyetur Doruntinen
për ardhjen e Konstandinit
sepse fundi nuk na qenka vdekja
as fillimi siq thonë jeta….


pas metamorfozes
Yjore
asgjë para syve
nuk shfaqet
në horizont
për datëlindjen
e-Austa-Saujlilia-
pa u shikuar në pasqyrë


Ç’na duhet
atëherë
pasqyra
kur ëndrrat nuk e kzistojnë
në pasqyrë
jo
nuk ekzistojnë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT