Buzë liqenit
Shëtitores shëtis,
Vështroj majat
E kërleshura të pemëve
Të harlisura lirisht,
Me degë të dendura
Ngritur horizontit
Gjelbërisht,
Të gjëra, të çrregullta,
Të lëkundshme,
Kapur trungjeve
Të padukshme.
Mes gjethesh
Fëshfërima poezish.
Shkëlqejnë feksitëse,
Depërtuese,
Rrezet diellore
Vragëlluese.
Një rreze çan,
Mes degësh prej qiellit,
Një dritë të fortë
Verbonjëse,
Të magjishme,
Të çuditshme dielli,
Që zjarr flaron.
Liqeni heshtur
Zilepsur vështron
Bukurinë ngjizur nga natyra,
Ndërsa unë
Në të epërmen kredhur,
Prej bukurisë
Së vagëllyer,
Mbetem magjepsur.
