Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Taka -NDARJE MERGIMI

Hamit Taka -NDARJE MERGIMI

Larg nga brigjet e Atdheut
Në vend të huaj rrija me ty.
Plot dhimbje mbushur shpirti im –
S’do ta ndjeja tënden dashuri.

Më kot, më kot dora si akull
Mundohej atje të më mbante…
Dërrmimi i ndarjes që po vinte
Rënkimet, lotët ty s’t’i ndalte.

Në çaste trishtimi, përmallimi
Ti qaje e helm mblidhje në gji.
Unë thoja: më lëndon mërgimi,
Portret i nënës më rri në sy.

E të thoja në çaste pikëllimi:
Nën qiej të kaltër, të kulluar,
Nën degë ulliri do të ndjejmë
Plot mall puthjen e dëshiruar;

Po ti nga puthja vrer e hidhur
I hoqe buzët edhe ike.
Nga dhimbja e zymtë e mërgimit
Në tjetër vend ti më thërrite.

Atje ku qielli pafund i kaltër
Shndrit e re nuk sheh gjëkundi
Dhe nën shkëmbenj fle uji i pastër,
Atje ti bën gjumin e fundit.

Dhimbjet e bukurinë tënde
Gozhda e varrit tash i mbërthen –
Pas tyre puthjen e takimit
Prite, atje, pas teje vjen…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT