Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritBlerta Basha-AROMË FSHATI.

Blerta Basha-AROMË FSHATI.

Aty ku shpirti mbushet me jetë,
Buzëqeshja rrjedh si ujvarë mali,
Aromë trëndeline ndjej si një bletë,
Ku si diamanti fëmijëria ime ndali.

Aty ku lule molla lëshon aromë në shpirt,
Pikturuar në qelizë mallin edhe dhimbjen,
Të puthja gjurmët e nënës që si yll më ndrit,
Aty ku dashuria njeh vetëm lindjen.

E doja një kupë diell nga dheu im,
Në prehërin tënd o Mëmëdhe i shtrenjtë,
Të më ngrohë shpirtin larg në mërgim,
Në kujtim të asaj bote të shkuar e të shenjtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT