Sonte gjumi nuk më zinte,
Nuk mund të flija dot,
Përpiqesha si zog në degë,
Që s’e di ku do të bjerë.
Qerpikët më rëndonin,
Akrepat e orës lëviznin ngadalë,
Me psherëtimë pyesja veten:
“Mimoza, çfarë të shqetëson vallë?”
Hidhja sytë nga dritarja,
Veç errësira mbretëronte,
Po truri im sa larg,
Po shkonte…
U gdhi dhe kjo natë,
Loti më rrëshqiste ngadalë,
Zemra fort më rrahu,
S’e di ç’më ndodhte…
Syrin dot s’e pushova,
U ngrita ashtu e përgjumur,
Dielli kishte dalë,
Bisedova me yjet,
Ato kisha dëshmitar…