Tuesday, June 17, 2025
BallinaVitrina e libritFjolla Muhaxhiri Agusholli -Dil nga buzët e mia që digjen

Fjolla Muhaxhiri Agusholli -Dil nga buzët e mia që digjen

Dil nga buzët e mia që digjen,
si flakë e fshehur nën hirin e heshtjes,
ku çdo fjalë është një puthje e pashprehur,
çdo ofshamë një psherëtimë e shpirtit tim të etur.

Dil nga zemra ime e trazuar,
ku rrahjet janë daulle të një dashurie të humbur,
çdo puls një kujtim i ëmbël që më djeg,
çdo ndjesi një shpresë për kthimin tënd.

Dil nga shpirti im i etur për urrejtje,
ku çdo frymëmarrje je ti i mallkuar,
çdo ëndërr një takim i fshehtë në errësirë,
çdo natë një pritje pa fund në agimin e mungesës.

Dil, o ndyrësirë, nga çdo qenie ime,
Largohu prej buzëve që të mallkojn ty,
përqafo mëkatin e ndyrë pa frikë e drithërime,
Atë shpirt të ndyrë që jeton vetëm për ti qjerrur sytë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT