Qeveria e Kosovës ka zgjedhur sot Bordin e ri rë Trepçës, dhe të KEK’ut.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mabjtur mbedhjen e rradhës të qeverisë me kryesusit e të gjitha ministrive në vend, ku ka zgjedhur Bordin e ri të Trepçës dhe të KEK-ut.
Anëtarët e Bordit të Trepçës u zgjedhën Bahri Hyseni kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Billalli dhe Gjevdet Tahiri anëtarë.
Mandati i tyre zgjat katër vjet. Për katër pozitat e tjera të lira. Me një abstenim dhe pa asnjë votë kundër u miratua ky vendim Kurti bëri thirrje që të konkurojnë gratë.
Ndërkaq anëtarë të Bordit të KEK-ut janë: Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halilaj, Valbona Raifi-Deshishku, Mustafa Pllana, Valdrin Krasniqi anëtarë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga dy po e ngritin në katër numrin e bordeve të rregullta të ndërmarrjeve, borde që janë emërtuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se ndërhyrja e tyre ishte e domosdoshme për të ndërprerë keqpërdorimet.
“Ndërmarrjet publike nga barrë për buxhetin e shtetit do t’i shndërrojmë në kontribuues të tij. Aktualisht i kemi edhe 10 ndërmarrje publike me borde të përkohshme. Pritja jonë është që anëtarët t’i kryejnë detyrat në përputhje me ligjin duke u bazuar në kompetencë e profesionalizëm. Për katër pozitat tjera të lira u bëjmë thirrje nga këtu të kemi më shumë kandidate gra dhe nga komunitetet joshumicë”, ka thënë ai.
