Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritElmije Ajazi-Kam frymë, jo fjalë

Elmije Ajazi-Kam frymë, jo fjalë

Ka ditë që jeta nuk thotë asgjë.
Veç rrëshqet nëpër ty,
si era në degët që s’kanë më gjeth.
E ti s’pyet më: “Pse ndodh kështu?”,
Se ke kuptuar ,
disa përgjigje nuk fliten.
Ato i ndjen, kur zemra mbyllet,
por shpirti mbetet zgjuar.

Dashnia s’është gjithmonë zë i lartë,
as fjalë që buçasin, as duar plot lule.
Dashnia është një dorë e ngrohtë në ballë,
kur bota tundet si gjethe në stuhi,
e ti s’do asgjë tjetër,
veç një frymë që të thotë:
“Unë jam këtu.”

Ti je ajo që ecën edhe kur s’ka rrugë,
Që mban botën me buzëqeshje,
Që flet me sy ,
kur lotët të marrin fjalën.
Dashnia jote s’ka nevojë për vargje,
as për skena.
Ajo është jetë.
Është gjaku yt.
Është fryma jote, çdo ditë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT