Friday, June 20, 2025
BallinaSportLiverpooli e zyrtarizon transferimin e Wirtzit për afro 117 milionë euro

Liverpooli e zyrtarizon transferimin e Wirtzit për afro 117 milionë euro


Liverpooli e ka zyrtarizuar transferimin e Florian Wirtzit nga Bayer Leverkuseni.

Gjermani do t’i kushtojë Liverpoolit një shumë rekorde prej afro 117 milionë euro, ndërsa me bonuse, shuma mund të rritet deri në mbi 128 milionë euro.

Ky transferim do ta bëjë atë si më të shtrenjtin në historinë e futbollit britanik, shkruan The Guardian, transmeton Klanksova.tv.

Leverkusen fillimisht kishte kërkuar 150 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili kishte tërhequr interes edhe nga Bayern Munich, por javë të tëra negociatash e ulën çmimin.

Wirtz shënoi 16 gola dhe dha 15 asistime sezonin e kaluar në 45 paraqitje për Bayer Leverkusenin.

Ai ka luajtur 31 ndeshje për Gjermaninë dhe do ta zë vendin e Darwin Nunez si transferimi më i kushtueshëm në historinë e Liverpoolit./Klan kosova.tv/

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT