Sunday, December 28, 2025
BallinaKulturëCharles Bukowski-NDJE MË SHUMË, MENDO MË PAK

Charles Bukowski-NDJE MË SHUMË, MENDO MË PAK

Ndonjëherë s’ke kohë as ta vësh re.

Në pak sekonda ndodh gjithçka.

Gjërat ndryshojnë.

Mbetesh gjallë. Vdes.

Bota vazhdon, ecën.

Të brishtë jemi, si një copë letër.

Jetojmë në zgrip të përqindjeve,

me kohë të kufizuar.

Dhe kjo është e mira dhe e keqja e kësaj,

i thonë “faktori kohë”.

Dhe nuk ke ç’bën.

Mund të shkosh e të rrish në majë të malit,

të rrish atje duke përsiatur dhjetëra vjet

dhe të mos ndryshosh gjë.

Mund të ndryshosh vetveten në njëfarë mënyre,

por dhe kjo mund të të dalë për keq.

Ndoshta shumë e vrasim mendjen.

Ndje më shumë,

Mendo më pak.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT