Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Frrok Kovaci

Cikël poetik me poetin Frrok Kovaci

Sytè e dhimbjes.
Pèr 90 vjetor

Dy sy tè bukur tè pèrlotur.
Nuk mundè tè pagèzohen
Sè ata jan vetè pagzimi.

Jan sytè e nanes time.

Qepallat si hekura burgu
Ja coptuan qjellin..
Dhe driten, nè vertikale terri.

Un s’isha ti ndizja njè shkrepse.

Po nena ime besonte se ishte
E motra e Jezusit.
Butèsishtè duronte ç’do dhimbje.

Tani èshtè njè qepariz nè fushe tè Zadrimes
Me fletè tè bardha me trajta si te zemres.

Ne udhekryqet qejellore, me gishterijtè e eres
Shperndane fllade, per krahte e Engjujve.

2- Kam friké me u g’zu

Kam friké me u g’zu, kam frké
Dashurité myshken mbi gure
S’ ka çel akoma as’njé trendafili
Po gjembat i kam néper duar

Harresa e dashuris ka sherim
Po harresa e vdekjes, jo kurre
Si muratori i vjeter gdhende..
Dhe dhimbjen e bej mure

Jeta nen pushtetin e té ligut
K’ti dimri i ka vesh nje zhgun
Njerzit ikin ikin me maska
Nxitojné té shkojné né askund.

Kam friké me u g’zu, kam frike
Njé jeté ku digjesh si eshké
Tani funerali éshté njé zakon..
Uné rri e shoh e shoh e heshte.

3- I lindur ne Zadrim

I lindur nè Zadrim
ku engjujt ecin zbathur
pa u hi ferr nè kam

Un kam shpirtin e nanes teme te bekum me ves qjielli
i lumtun se jap dashni,
nga çe kam teper

Dhe nuk di as’ nje kang’
trimnije
Dhe as’ nje kang’ bubrreci

Se trimnija jon,
lind’ nga dashnija jon
Un kam shpirtin e nanes teme
e i m’shiroj te vogjlit

Zadrima ime
qijelli me i naltè i poetikes
Laj syte me pikla shiu
ne rigun e masdites.

4- Nuk je tuj ardh…

Nuk je tuj ardh’ me m’ thane
tog fjalshin: “pse u plake”
dhe un skam me ta k’thy
pa ardh’ e djela e pashkeve

Se kam do kohe se nuk dal’
natet per nate, me pa qiellin
me pa yjet e largta tek bien
drejte meje tuj ma shkel synin

Me pa hanen, si buk’ qethi
e me e marr n’ goje si ‘oste’
E me u pagzu ”engjull i eres”
nè ‘kishen’ teme n’pika gjaku.

Mandej me’rrshqit skajshem
fushave te bardha me u shpik’ ballkonit t’saj tue u djeg’
E vet’..Hinin’ tem me shpernda.

E prap nuk je tuj ardh’

5- ATEDHEU. Athinè. 1997.

Sapo arrita ne Akropol
Si i fundit ikanak i dyndjes sè barbarve.
Nè vendin e Zotave tè vjeter.

Atedheu im èshtè GJUHA.
Dhe as’gjè s’vlen tjeter.

Un di tè deshifroi gjuhen e hirit
Gjuhen e vjeter tè Perendive
Nga, plasaritjet e qiellit.

Nga pauza madheshtore ne mes tingullit, qè leshojne kolonat prej mermeri,
Èshtè gjuha ime….

Tè vobektit flene ne tempull

Dhe un shoh ènderr.
Se nuk jam krijuar nga balta ..
Po nga palca prej guri.

Dhe varrin tim e rrmoji lartè
nè njè ngushticè tè qiellit

Se atèdheu im èshtè GJUHA
Dhe as’gjè s’vlen tjeter.

6- Sa larg

“Djajè inteligjen”.Pa religjion…
Sa larg keni ikur,
Brutal,vetmitar,si luan tè uritur.

Tani,mjer ju kerkus té vertetes.
Prej kètyre çapojve..
Dhe ju kerkus tè s’drejtes prej farisejve.

Drejtesija èshtè krejt’rastesore
Nese ndodh,
Prej padronve tè verbèris sè territ

Po njè ditè, nga frka jonè,do tè lindè trimerija jonè.
E mè frikacaku do jetè njè hero.
…Ose nje vemje…

7- Urna *

E bleva njè urnè Budiste
tè rujè pluhurin,
e njè dashurije té vdekur…

Dhjeté hapa me larg kèndi i prostitutave..
E bija,me afroj njé (urne t’jeter)

Porcelani mu thý, i gjithi breshniz..
Si bebza vezake sysh te jeshilta

Gishtrijte e eres pergjaken
qìellin …
Larte, mbi lumin Ticino

Ik – shpirti im – ik…
Akoma pa tè zenè trishtimi.

                 Milano. 2015

8- Njé pemé

Njé pemé me rrenjé né qiell
Sa shum trendafila ka ne eré

Krijusi éshté mé afer nesh
Na shikon
Trishtohet e na perçesh.

Se jeta e idjoti éshté mè e keqe
se vdekja -Tha Ekleziasti..-
Nè testamentin e vjeter.

Sa shpejte, sa shpejt..
U plak lutja e mengjezit.

9- Çelen bajame
…20 vite me par…

Çelen bajamet
Dhe ti..Vazhdon ti numerosh
e gjthmon tè dalin mangut.

Vetem pak frymè
nè djepin e eres
dhe i pèrkund tè gjth’ sythat

Shiko, si èshtè njè bajame ..
e athtè, nè tè hidhté
si propulis bletesh

Se, si èshtè syri i bajames.
si ”zot” i vogel qè rri fshehur
Si ”shpirte” nè tè ardhmen

Si ajo lulja kur çeli n’gur
E un’ e lashe hijen time
né ndriçimin henor té bajameve

10-Tek’ Tempulli i Gjergjit nè Lezhè

Nè pemen e heshtjes, rriten
frutat e paqes..
Ne misterin i varrit pa eshtra..
Rri pezull
Fryma e shejtè e beses.

Merimangat kacavjerren nèpèr mure
Beslidhsa tè ri, tè lindur nga
Besèshkelsat tè vjeter..

Vine i ikin si princa mbi kuaj te bardhe
L’ypin veç’ me zgrap’ pak lavdi prej Gjergjit tè vdekur..

Tè vdekurit e gjall’

Jeta èshte levizje,
Dhe Drini dèshmitar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT