Sot në mëngjes Kërçova është tronditur nga një lajm i rëndë. Dy nxënëse të SHMK “Drita” – Kërçovë, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë ndërruar jetë në rrethana tragjike.
“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.
Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm!
U prehshin në paqe!
Me respekt dhe pikëllim të thellë,
Drejtoria dhe stafi i SHMK “Drita” – Kërçovë”, shkruan në publikimin e SHMK “Drita”.
/tetova1/