Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeVdes një person në Llapashticë të Podujevës pas të shtënave me armë...

Vdes një person në Llapashticë të Podujevës pas të shtënave me armë zjarri

Një person ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se informatën për të shtëna me armë zjarri e morën rreth orës 19:30.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

E njëjta ka shtuar se aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast./Demokracia.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT