Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Thirrja e tokës

Manushaqe Hoxha Laçi-Thirrja e tokës

Shumë hapa lanë gjurmë në baltë,
Kur shkuam larg, pa kthim të shpejtë,
Por thirrja jote në shpirt na kall,
O toka jonë, o tokë e shenjtë!

Na ndjek çdo ditë e jotja aromë,
Në shiun e vonë, në erën e lehtë,
Në gjuhën që s’harrohet dot,
Në mallin që djeg si zjarr i fshehtë.

Me ëndrra ndryshe fëmijët rriten,
Në vende ku dielli s’ndriçon si te ti,
Por trungut tënd kurrë s’i shqiten,
Nga rrënjët që s’mund t’i presë asnjë largësi.

Ti pret e heshtur, me sytë nga deti,
Ku tragetet vijnë, por s’ndalen më.
Ty nënë, malli, shpirtin ta treti,
Pret të kthehen me frymë e me zë.

Mos u ligështo, moj nënë e nderuar,
Se koha kthehet, si lumi në stinë.
Do vijë ajo ditë e shumëkërkuar,
Kur bijtë e tu t’kthehen me ty të rrinë.

Do qeshin sërish të zbrazëtat shtëpi,
Do ndizet oxhaku e çelet jeta prapë.
Do këndohet gjuha nga bijtë kurbetli,
E flamuri yt do valojë lart e më lart

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT