Me hap të butë po vjen ngadalë,
Me një erë mali, me shi rrëmbyer;
Mbi trotuare do shtrohen palë
Gjethet me perëndime ngjyer.
Do fshihet pas reve dielli i ngrohtë,
Por ende tingëllojnë këngë ndër degë;
Do nisin zogjtë udhëtim ndër botë,
Veç zjarri im është prush si shegë.
Vjeshta, kjo grua me aromë molle,
Më deh dhe më sjell nostalgji;
Se dashuria është si një kollë,
S’e fsheha dot, se është magji.
Dhe kur magjia bëhet varg,
Se poezi është e gjithë vjeshta,
Në dallëndyshet ikin larg,
Poetët i shkojnë pranë me rreshta.
Me aromë frutash vjen ngarkuar,
Një stinë me nota kompozimi;
Më gjen më shumë të dashuruar,
Muzë, puthur nga vetë frymëzimi…