Tuesday, April 14, 2026
BallinaVitrina e libritBesim Arifi-DRITË E PËRJETSHME

Besim Arifi-DRITË E PËRJETSHME

Mos flisni në emrin e tyre,
Ata janë të shenjtë, të lirë,
Sa vetë Dardania jonë
Që rron në shpirtin e ngrirë.
Ata janë të gjallë përherë,
Që kur gjaku i tyre u bë dritë,
Një flakë që s’shuhet kurrë,
Që ndriçon në çdo stinë e ditë.
Ata u flijuan për këtë tokë,
Për flamur, për emër e nder,
Ndaj mos flisni në emrin e tyre,
Mos ua prishni ëndrrat e vjetra.
Ata janë të dëlirë si drita,
Si gjaku që rrjedh pa zë,
Që u bë dritë e përjetshme
Dhe kurrë nuk u shua më.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT