Tuesday, October 14, 2025
BallinaSportAksident në Shkodër-Hani Hotit/ Makina përplaset me tabelën, vdesin babë e bir

Aksident në Shkodër-Hani Hotit/ Makina përplaset me tabelën, vdesin babë e bir

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e kësaj të shtunenë aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku dy persona kanë humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:20, një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar, i identifikuar si V. B., dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një reklamë anës rrugës. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit dhe për babanë e tij, 76-vjeçarin N. B., i cili ndodhej në automjet si pasagjer.

Të dy personat kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./euronews.al/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT