Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Hadri-Shkolla qē nuk duket më

Valbona Hadri-Shkolla qē nuk duket më

Cicërimat e bilbilave u shndërruan në harresë,
ndërsa lisat e rinj u bënë më të vjetër.

Pas pak edhe fshati filloi të shurdhohej.
Gjarpërinjtë e harresës
zunë të shfaqeshin mbi mure.

Thonë se vdekja fillon me afrimin e gjarpërinjve.
Kishin ikur fëmijët me abetaret e blerta në duar,
ndërsa rrugët i kishte mbytur balta.

Shkronjat e librave nisën t’u ngjanin milingonave të shkretëtirës,
që s’dihej nga dilnin dhe për ku nxitonin.

Ka çaste kur nga qielli rigon një pluhur i verdhë,
që ta humb shikimin.

Çdo natë kujtimet marrin pamje bilbilësh dhe zërash të blertë,
por kjo zgjat pak.
SHKOLLA nuk duket më.

Vetëm një zile tingëllon herë pas here,
sikur do të flakë ndryshkun e dhimbjeve
dhe të trembë gjarpërinjtë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT