Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala -Shtegtarë

Xhemajli Shala -Shtegtarë

Po pres e do pres pa limit
Shtegtarë i ulur mes hënës e diellit
Aty banon ai shpirti i poetit
Ku vargjet i mbeten e vetmja dashuri

Qielli mu bë e vetmja mbulesë
Rrugët u bënë shtëpi banimi
E ndjeja mbi kokën time erdhi vesë
Fati është i lig e shpirti më dha shpresë

Sa dhembje ndjeu kjo zemër e shkretë
Ashtu si rinia merr udhët e përhumbjes
Kërkoja yjet shikoja nëse ndrisin
Kjo shije e hidhur shpërndarë nëpër botë
Do pres deri në agim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT