Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritKëta janë 24 deputetët e opozitës që nuk morën para për udhëtime...

Këta janë 24 deputetët e opozitës që nuk morën para për udhëtime në Kuvend

Shpenzimet e karburantit të deputetëve për udhëtimet në seancat e Kuvendit si dhe komisionet parlamentare edhe pse disa deputet jetonin në Prishtinë është bërë temë kryesore në Kosovë, ndërsa ka edhe nga ata deputet që s’kanë marrë asnjë centë për të shkuar në Kuvendin e Kosovës.


Përveç pagës së majme që marrin deputetët e Kuvendit të Kosovës në krahasim me pagën minimale në nivel vendi, ata gëzojnë edhe përfitime tjera financiare derisa ushtrojnë mandatin e deputetit, siç janë mbulimet e shpenzimit të karburantit.

Këtë javë janë publikuar listat e deputetëve të cilët paguhen nga shteti për udhëtimin e tyre, për seanca dhe komisione.

Ndërsa, ka nga ata që nuk kanë marrë asnjë centë për këto shpenzime.

Sa i përket deputetëve të opozitës, janë gjithsej 24 prej tyre që nuk kanë marrë asnjë cent nga udhëtimi i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lista e tyre është publikuar nga kanal 10.

Publikimi i shpenzimeve për derivate nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të shumta. E të pakënaqur me këto shpenzime po dalin të jenë edhe qytetarët.
Ndërsa listës më shpenzime më të mëdha i prinin deputetët e VV’së me shpenzime mjaft të mëdha, që dy prej tyre kishin marrë pagesa për karburante pa pasur fare veturë.
Kanal10 ka publikuar shpenzimet e deputetëve të VV’së që rrallë herë u dëgjohet zëri në parlament.
Ndër disa deputetë që kanë shpenzuar më së shumti janë Mirlinda Sadiku me 570 euro, Mirsad Shkreta me 510 euro, pastaj Nijazi Isaku me 510 euro e Arjeta Fejza me 480 euro shpenzime.
Të enjten është publikuar lista e deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, ku sipas raportit për periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT