Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Dashuria të bën të vraposh..

Arjana Fetahu Gaba-Dashuria të bën të vraposh..

Dashuria të bën të vraposh përmes frikës,
E mos të pyesesh çfarë digjet më tej,
Ajo rend të gjejë shtigjet e dritës,
E përgjigje kërkon nëpër qiej.

Ajo të mëson si lotet ti tretesh,
E një buzëqeshje faqeve ti vesh,
Ty shpirti të kalnon në gjendje poetesh,
E me ëndrra fillon që të flesh.

Ti ,mëson veten si të ngrihesh në këmbë,
Me kuajt e eger fillon të ngjasosh,
Nga plaga e marrë s’ta ndjen se dhëmb,
Drejt lirisë vazhdon t’kalërosh.

Agime të purpurt krahët të hapin,
Dhe një portë e bardhë po aty të pret,
Zemra gjithmonë të sigurt ka vrapin,
Dhe arsye të fortë pse godet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Suela Bako

Poem by Pem’za Peso: 

Poem by Luis García Montero:

Poems by Nikolle Loka