Të gjithë jemi të veçantë,
të gjithë kemi diçka ndryshe,
jemi lule të një stine,

për pranverën dallëndyshe

Harabela stinës së ngrohtë,

borë e bardhë dimërore,

mbi lule pikat e vesës,

në mëngjeset pranverore.
Gjethe vjeshte ngjyrashumë,


jetën,natyrën hijeshojmë,
flutura përmbi lule vere,

pjalmin e jetës shijojmë.
Mes jush jetojmë të lumtur,
sadopak ngjyrosim jetën,
ndihemi mirë,ndihemi ngrohtë,
shkolla na mëson të drejtën.

Vallëzim në fletë
(për fëmijët e veçantë)
Ylberë plot ngjyra,
para syve tuaj,
vallëzojnë shkronjat
si në një magji,
fluturojnë numrat,
nëpër qiell ëndrrash,
vallë kush i mori,
vallë ku janë tani?!
Ngatërrohen shkronjat,
kuptim ndryshon fjala,
dhe numrat zhvendosen,
luajnë nëpër kuti,
fleta e vizatimit,
me vija e ngjyra,
diçka do të thotë,
një fjalë a fjali.
