Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritShaban Pllana-UJVARË SHPRESASH

Shaban Pllana-UJVARË SHPRESASH

Nga ujëvara e shpresave
Stërkalat më bien në fytyrë
Dhe m’i zgjojnë kujtimet
Për ditët e blerta

Lart nga rruga e qumështit
Pikin yjet në shuplakën time
Me të cilën fshij pikëlat e djersës
Nga balli im i mallëngjyer

Ëndrrat i kam varur
Në cep të hënës së re
Për ditë më të mira
Në kujtesën time të plakur

E si do të rrjedhin ditët…?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT