Dashni nuk asht veç me e pasë afër.
Ti m’ke mësu se dashni asht edhe kur s’rri me ty,
e prap vazhdon me dashtë si ditën e parë.
Atë ditë kur e pe
e u dashurove me sytë e tij,
me zanin e tij.
Dashni nuk asht veç me t’prek trupin,
dashni asht me t’prek zemrën.
Dashni nuk asht veç me fol me orë,
dashni asht mos me t’shkru tanë kohën,
por me ta pasë mendjen te ti kudo që ndodhesh,
edhe n’udhëtime n’bjeshkë.
Madje, dashni asht edhe kafshata e parë e bukës
kur e han tue e përfytyru.
Dashni nuk asht veç me përqafu,
dashni ndonjëherë asht edhe largësia
e kurrë mos me qenë bashkë.
Asht dashni
kur jeton e heshtun
n’ muret e zemrës.
