Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-ËSHTË KARMA IME, ESENINI

Mimoza Eliona Osmani-ËSHTË KARMA IME, ESENINI

Më erdhi në ëndërr Esenini,
preku si flladi flokun tim.
Ashtu, ndër gjumë, thashë: “Mirësevini!”
Mu duk sikur hidhja provim.

U ndjeva buratini njëherësh,
mes ëndërrimesh aventuriere.
Më pyet: “Shtjellunga mund të tjerësh?
I kap dot tingujt përmes ere?”

Është karma ime Esenini.
Është shkruar… të jem flakë intime.
Ky shpirt që njohu dashurinë,
të jetë si idhull zemrës sime.

Më tha në vargje: “Të jesh minë!
Fjollë e dëborës të shkrijë mbi rimë.
Bëhu çudia përmbi çudinë…
Femra që lë pas gurgullimë.”

Të rrjedhin ashtu si rrjedh Drini,
se erotika është shpirt-burim;
është edhe mjalti dhe pelini,
me rrënjë në zemër, lule-bimë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT