o nuk i shes dhembjet
ato dua t’i mbaj në shpirtin tim
nuk i shes buzqeshjet e ngrira tē fëmijëve të Kosovês
se ato janë lulegjaku në çdo stinë
Dua për dashurinë e mallit
ta stolisi çdo bankê
aty ku lulet e lirisë ishin ulur
ku gjakatarët ua ndalen rritën
ua fikën dritën.
Dua të jam pranë nēnëlokeve qēndresa
ato dhembjen e madhe e shndërruan në forcē
sot djepave të lirisë u kēndojnē kēngē tē trimëriśë.
Dua të jam pranē
lotit të gjakut që pikon
prej dhembjes së madhe
që shpon në zemēr si daltë
Nuk i shes as lotët e mi
ata i ndali për vete
se janari dhe marsi
më djeg si eshka
nga malli dhembja pēr tē gjithē ata që pas vete lanë lavdinë!
