Sy të mi,
të butë e miqësorë
nën dy vetulla pisk të zeza.
Shumë parë!
Gjithë bota në retinë.
Shume qarë.
Si të mundurit
luftërave rradhë.
Qeshur .
Si para Charlie Chaplin- it
të madh.
Heshtur —
Ah, heshtur!
Duke iu lutur nënës.
Ndrritur.
kaluar hënës.
Sy të mi,
Shokë të mi,
Kurrë korruptuar, të mi.
