Saturday, February 28, 2026
BallinaVitrina e libritAsllan Miftari-NËNAT TONA

Asllan Miftari-NËNAT TONA

Nuk kish internet, as telefon asaj kohe
Sa bukur këndonin nënat, kur na vinin në gjumë
Nina – nana e tyre, ishte melhem për trurin
Jo si sot.., – me lojëra e zëra, siç trazohet një lumë !

Ah sa bukur këndonin nënat tona
Në gjumë na vinin, pa lojëra e zëra interneti
Nina – nana e tyre, ishte melhem për trurin
Jo si sot…, – me lojëra e zëra fallciteti !

Nënat tona, rrisnin dhe shumë fëmijë
Jo si sot…- me lindje të programuar
Sa e ngrohtë ishte zemra e nënës
Kur i rrethoheshim sofrës së shtruar !

Ah nënat tona heroina
Sa dashuri jepnin, kur sofrën shtronin
Kohë kur ndjehej në shpirt pasuria
Dhe trarët e shtëpisë me ne gëzonin !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT