Mbi librin: “Të shkruash midis rreshtave” të poetes Nolcha Fox (SHBA). Përgatiti: Irma Kurti
“Të shkruash midis rreshtave”, nga poetja amerikane Nolcha Fox është një përmbledhje që të befason në çdo hap. E shkruar si pjesë e një sfide prej 30 poezish në 30 ditë, çdo krjim fillon dhe mbaron me vargje të huazuara nga poetë të tjerë, megjithatë ajo që ndodh mes tyre është padyshim zëri i vetë autores.
Poezitë lëvizin në mënyrë të natyrshme midis humorit dhe pikëllimit. Në poezinë “E dehur”, nata, gjumi dhe agimi përplasen së bashku si një grup i gëzuar festuesish, ndërsa “Vdekja e Babait” të prek thellësisht me pikëllimin dhe kujtimet e papërpunuara. “Ditë qeni” e transformon diellin në një qen djallëzor që përplaset në një përrua, ndërsa “Keep Things Simple” (Mbaji gjërat e thjeshta) ofron një trajtim tematike me një inteligjencë therëse.
Nolcha Fox shkëlqen në shpërfaqjen e kontradiktave të përvojës njerëzore, pikëllimit dhe absurditetit, mallit dhe të qeshurës. Imazhet e përdorura janë të mprehta, toni i saj i guximshëm dhe ndershmëria e saj pa kompromis.
BIOGRAFIA
Poezitë e poetes Nolcha Fox janë botuar në revista të shtypura dhe online. Autore bestseller, librat e saj me poezi janë të disponueshëm në Amazon dhe Dancing Girl Press. Ajo është nominuar disa herë për çmimin Best Of The Net dhe Pushcart. Nolcha Fox është redaktore e revistës online Chewers by Masticadores dhe LatinosUSA.
Faqja e internetit: https://writindaddiction2.wordpress.com/ dhe https://nolchafox2.wixsite.com/nolcha-s-written-wor/blog
