Nje dite kupton se dita s’ka vec drite,
se endrrat treten si mjegull ne mengjes,
se zemra lodhet duke pritur cdo dite,
dhe koha fshin cfare mbeti mes nesh.
Premtimet bien si gjethe ne ere,
kujtimet ngujohen te heshtura thelle,
meson te largohesh pa zhurme,pa vrer,
dhe shpirti kerkon nje qiell me te cele.
Kur syte hapen,qetesia te flet,
se nuk ia vlen cdo beteje e humbur,
dhe zemra fal e meson te rrije vete
me e forte se cdo plage e dikurshme e hidhur.
