Vendlindja ime, Myzeqeja,
ku të parët e mi
mbollën rrënjët e sakatuara
nga e kaluara
për të lulëzuar
llarstarët e rinj.
Hapat e mi të parë
në tokën e vaditur
me djersën e bujkut
të pangopur me misërnike,
ku nana ime
mblodhi barishte,
me një grusht miell
të misërt
na shoi urinë.
Shtati m’u rrit
së bashku me misrin
e të lules, diell
ku nga toka
kuvendova me qiell
dhe kërkova
e lakmova
hapsirat.
Mirënjohëse TY ,
tokë e begatë
në bereqet,
dritësim
përparim e art!
