Eh, si është kjo botë,
dua t’ jua tregoj,
Kur të shohin mirë,
s’të flasin me gojë!
Po je e trishtuar,
u vjen keq, gjoja,
Dhe fjalë” të mira “
të nxjerrin nga goja!
Po të panë me lotë,
u gëzon dhe zemra,
plot ngjyra kjo botë,
që i mban përbrenda!
Penel i urrejtjes,
pse kështu, të shkretën?!
Zgjidh ngjyrë të bukur,
të pikturash jetën!
