Friday, April 3, 2026
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Moj shtëpiza me limua

Arjana Fetahu Gaba-Moj shtëpiza me limua

Moj shtëpiza me limua,
Ato tri vajzat e tua,
Kush i pa e s’u marrua.

Moj shtëpiza me limua,
Nga ato të tria dua,
Të voglën si lule ftua.

Moj shtëpiza me limua,
Si shega muret mbuluar,
Kush hyn brenda është shëruar.

Moj shtëpiza me limua,
Të kërkoj vajzën për grua,
Unë ta marr e s’ke ç’më thua.

Moj shtëpiza me limua,
Vajzat si bletët në zgjua,
Kush i mori e s’u gëzua.

Moj shtëpiza me limua,
Vajzat—tri degë në krua,
Fati i mbarë mu këndua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT