Sonte më pihet një varg i mirë,
Do të hap sëndukun tim të fshehtë,
Aty flenë bashkë të gjitha ndjesitë,
Datuar prej rrezes së parë…
Sonte më pihet poezi,
Në enën mbushur me peshë vitesh,
Në një copëz qelqi prej pasqyrës së vjetër,
Pa simetrinë e harkuar të gotës,
Sonte më pihet një poemë e gjatë,
Në konglomeratin e përzierjeve ngjyrore,
Mbrëmjen do ta vesh me dehje vitesh,
Mbledhur në katalogët e kujtesës…
