BallinaVitrina e libritAlban HAJRUSHI-MJALTËHELMI I HESHTJES (Prozë poetike)

Alban HAJRUSHI-MJALTËHELMI I HESHTJES (Prozë poetike)

Dhelpëraku i ngrirë mbi atë dru të vjetër, dukej sikur ruante një sekret të errët të njerëzimit.
Goja e tij, humnerëthikë me dhëmbë si copëhënëza të përgjakura, rrinte hapur sikur donte të kafshonte jo mishin, por fytyrat e rreme që njerëzit veshin çdo ditë.
Sytë e qelqtë mbanin brenda një terrterrim pa fund, ku drita hynte me frikë dhe dilte e plagosur.
Era i krihte leshin me gishta mjegulle, ndërsa muret e bardha prapa tij dukeshin si faqe të zbehta që dëgjonin ulërimën e heshtur të shpirtit njerëzor.
Në atë trup të tharë, nuk jetonte vetëm egërsia e pyllit, por edhe zemërterrja e botës, ajo pjesë e fshehur, ku njeriu ushqen mjaltëhelm, buzëqeshjeakull, dhe gjarpërinj tradhtie.
Dhëmbët i vareshin si kambanëvdekje mbi kohë, kurse putrat e ngurta bartnin lodhjen e shekujve, sikur toka vetë të ishte rrëzuar mbi të.
Sa më gjatë ta shikoje atë krijesë, aq më pak dukej kafshë dhe aq më shumë pasqyrë; një pasqyrëmallkim ku njeriu sheh bishtin që fsheh nën fytyrëdritë, aty ku dashuria vyshket në heshtje dhe shpirti copëtohet pa zë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT