BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Kur Pena Bëhet Jehonë

Enver Sahiti-Kur Pena Bëhet Jehonë

Kur pena hedh bojë në letër,
si fjala rrufe që del prej goje,
ajo s’kthehet më aty ku ishte,
bëhet jehonë ndër njerëz e kohë

Një fjalë ngroh si rreze dielli,
një tjetër plagos si thikë në shpirt,
sepse gjuha ka peshë të rëndë,
kur del me vrull e pa dritë.

Ashtu si plumbi pas këmbëzës,
që s’njeh kthim e s’njeh mëshirë,
edhe fjala kur lëshohet kot,
mund të ndezë stuhi të vështirë.

Pena shkruan për dashuri,
por mund të shkruajë edhe helm,
mund të ngrejë një komb në këmbë,
apo të mbjellë urrejtje në vend.

Prandaj mendo para se të flasësh,
para se bojën ta hedhësh në letër,
se fjala mbetet gjatë në kohë,
si gjurmë që s’e fshin as era.

Dhe kur pena buron nga zemra,
kur drejtësinë mban në dorë,
ajo bëhet dritë për njerëzit,
e jo plagë që djeg përherë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT