BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Më përqafo mallueshëm

Silvana Cekici Rodi-Më përqafo mallueshëm

Më përqafo, kur dita lodhet nga shpresa
Dhe mbrëmja zbret mbi qytet si shi,
Kur fjalët humbin si në rrugët e shkreta.
Heshtja flet më shumë se shenjtëri.

Më përqafo, pa thënë asnjë fjalë
si era që prek gjethen e bleruar!
Si deti puth bregun çdo natë
dhe kthehet sërish pa u shuar.

Më përqafo, kur zemra dridhet lehtë
Kur ëndrrat treten larg në horizont,
Në ngrohtësinë e fjalës së shtrenjtë
frika bëhet dritë e nata zbardhon.

Më përqafo mallueshëm për një çast!
sa të ndiej se bota ende frymon lehtë,
Mes mijëra rrugëve të jetës së gjatë,
ekziston një vend që na jep pranverë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT