BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Bëhu erë!

Cerazela Kondi-Bëhu erë!

Mos u bëj shkëmb!
Deti do të rrahi pa mëshirë
dhe njerëzit do të gjunjëzojnë.
Të të kthejnë në pluhur,
dikur do gjejnë mënyrë.

Mos u bëj zjarr!
Shkëlqimi yt do të ngrohi shumë.
Por gjithmonë do ekzistojnë ata
që do mundohen të ta shuajn..

Mos u bëj ujë!
Në një botë të ftohtë akoma dhe
lumi më i pastër,mund të ngrijë
dhe të humbi rrjedhën e tij.

Bëhu erë!
Të tejkalosh pengesat, pa humbur
vetveten.
Të udhëtosh e lirë,
të mos i përkasësh askujt.

Era,nuk lufton të tregojë forcën.
Ekziston,lëviz ndryshon drejtim
dhe vazhdon.
Dhe ndoshta forca më e madhe
nuk është të durosh gjithçka.

Por që nuk mund asgjë
të të”burgosë”!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT