BallinaSportZbulohet arsyeja pse Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me Bernardo Silvan

Zbulohet arsyeja pse Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me Bernardo Silvan

Bernardo Silva fillimisht kishte një marrëveshje kalimi te Barcelona, por ditën e fundit ka arritur një marrëveshje me rivalët e tyre, Real Madridin, dhe është afër të kompletoj një transferim si lojtar i lirë.

Gazetari Jose Alvarez ka hedhur dritë mbi historinë e transferimit të afërt të Bernardo Silvas te Real Madridi dhe pse Barcelona nuk kërkoi lojtarin e lirë portugez.

Barca ishte në pozicionin e parë pasi arriti një marrëveshje me Silvën tre javë më parë, bazuar në kushtin që ata do t’i jepnin përparësi nënshkrimeve dhe largimeve të tjera.

Megjithatë, durimi i Silvës filloi të mbaronte dhe ai bëri një kthesë 180 shkallë pasi mori një ofertë fitimprurëse nga Real Madridi dhe mundësinë për t’u bërë një titullar i shquar, i mbështetur nga trajneri i tyre i ri, Jose Mourinho.

Pavarësisht ndërhyrjes së Real Madridit, Barca e pa Silvën vetëm si një mundësi tërheqëse në treg, por jo si një përparësi absolute, duke pasur parasysh mesfushën e tyre të mbushur me lojtarë të klasit botëror.

Prandaj, ata vendosën të mos e rrisin ofertën e tyre për 31-vjeçarin duke vendosur ta lënë të lirë të zgjedh ndonjë ofertë tjerë. /Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT