Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportRashica si Eric Cantona dhe Fabrizio Ravanelli

Rashica si Eric Cantona dhe Fabrizio Ravanelli

Sulmuesi kosovar i Norwich City, Milot Rashica i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve të vendeve të ndryshme të cilët bëhen lojtarët e parë që kanë shënuar gol në Premier Ligë

Goli i parë në Premier Ligë gjithmonë mbetet në kujtesë por për Milot Rashicën ky ka një kujtim edhe më të madh.

Pasi u transferua nga Werder Bremen gjatë verës në Angli, Rashica u desh që të presë për një kohë të gjatë për të shënuar golin e parë në Premier Ligë.

Saktësisht 19 ndeshje derisa ai shënoi golin e parë në humbjen kundër Liverpoolit në Anfield me rezultat 3-1.

Goli i Rashicës do të hyjë në histori pasi që ai është futbollisti i parë që përfaqëson Kosovën dhe që ka shënuar gol në Premier Ligë.

Kjo e vendos atë në listën e lojtarëve të vendeve të ndryshëm të cilët kanë arritur këtë, si: Eric Cantona (France), Christopher Wreh (Liberia), Fabrizio Ravanelli (Italy) dhe disa të tjerë.

Kosovari nuk është i vetmi lojtar i Norwich City që ka shënuar golin i pari si përfaqësues i një vendi tjetër në Premier Ligë.

Ruel Fox, nga Montserrat, ishte i pari që e kishte arritur këtë në sezonin inaugurues të Premier Ligës (1992-3), duke shënuar golin e tretë në fitoren e Norwich kundër Arsenalit 4-2.

Efan Ekoku ishte futbollisti tjetër që ju bashkua listës më 9 prill më 1993, që ishte nigeriani i parë që shënoi gol në top ligën e Anglisë.

Afërsisht 20 vite me vonë, Kei Kamara bëhet futbollisti i parë nga Sierra Leone që shënoi gol në Premier Ligë, kur ai shënoi golin e parë në rikthim kundër Evertonit në shkurtin e 2013.

Rashica po ashtu nuk është i vetmi lojtar i Norwichit që e ka arritur këtë, me Onel Hernandez (për momentin i huazuar në Birmingham City) që ishte kubani i parë që shënoi gol në Premier Ligë në tetorin e vitit 2019.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT