Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku sot ka mposhtur boksieren nga Uzbekistani, Kodirova Raykhona në turneun ndërkombëtar të boksit, ‘Strandzha Cup’, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Në 1/16 të kësaj gare, ajo ka arritur të korrë fitore kundër Raykhona Kodirova, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Në çerekfinale kosovarja nesër do të përballet kundër boksjeres ruse që përfaqëson Serbinë, Shadrina Natalia.
Në këtë turnir ishte paraqitur edhe boksieri tjetër kosovar, Bashkim Bajoku por që është eliminuar më herët pasi ka humbur me vendim të gjyqtarëve kundër boksierit rus, Gataullin Albert.