Sandro Tonali mund të jetë një nga transferimet më të mëdha të verës në futbollin evropian.
Mesfushori italian i Newcastle United ka tërhequr interesim serioz nga Tottenham Hotspur, që synon ta bëjë lojtarin kryesor në projektin e ri.
Sipas raportimeve në mediat britanike, “Spurs” kanë përgatitur një ofertë që mund të arrijë deri në 116 milionë euro, ndërsa thuhet se Newcastle nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
