Më fal ëndrra ime për këto vite
Të lash në errësirë e s’të hapa sy
S’di të të kem besim në gëzime
A do më falësh , nuk e di
Gjumin të varfër nuk ma le kurrë
Andaj unë të falë, anasjelltas,falemi
Të lutem mos më vidh shumë gjum
Se së dashuri, do të ndalemi
Të vish tek unë, s’të ndalin muret
Të bëhesh frymëzim, s’e ke problem
Tash më i ke mësuar rrugët
Kudo që të shkoj,kudo që të jem
Unë jam ajo që s’të ndoqa pas
Edhe pse me vite të mbajta në zemër
Të gjeta, të gjeta, aty ku të lash
Ëndërr moj, më dhe një emër
