BallinaVitrina e libritXhejlane Tërbunja-Çka tash?

Xhejlane Tërbunja-Çka tash?

Mëngjeset mbarun.
Netët po ashtu.
Urimet për gjumë t’ambël
hala po rrinë varun diku
n’mes nji “mirëmëngjesi”
që nuk vjen ma
e nji “natën e mirë”
që s’ka kujt me iu thanë.
Çka tash me gjithë ato përqafime
që s’kanë ma trup?
Çka tash me faqet që e njohin udhën e buzëve tua ma mirë se çdokush.
Çka tash me sytë e njani – tjetrit që folshin pa fjalë?
Çka tash me shijen e bukës sonë?
Çka për garën se kush kujt kafshatën ma shumë ia ambëlsoi?
Çka bahet me krejt kujdesin;
“a ke flejt mirë?”
“a je mirë?”
“po vi me t’pa”
“a ke hangër?”
“a ke mbërri?”

Çka me krejt ato pyetje për me m’kallxu që n’mendje m’ki.

M’i mësove durt me t’gjetë.
M’i mësove sytë me t’kërku.
M’mësove me flejt me ty,
me ty me u çu.
Ti ma shndërrove zemrën në shpi
e masanej m’le me jetu vet mrena saj, pa ty.

Kallxom çka tash shpirt,
ku me e çu krejt këtë dashni?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT