Aromën tënde ende e mbaj,
Si një këmishë mbi lëkurë ngjitur,
Me askënd s’pranoj ta ndaj,
Njëqind vjet që të kam pritur
.
Ah, krenarinë me dorë ma zhveshe,
Më vjen me kja, s’mbahem dot,
Me ata sy more çka deshe,
Dhe me një fjalë më vrave sot.
Tash njëqind vjet jetoj me mall,
Dil të të shoh, të të ha me sy,
Me atë flokë, më hëngre të gjallë,
E marrtë e mira, s’ngopem me ty!
