BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Gjinkallat nuk janë fajtore

Korça Bibjana-Gjinkallat nuk janë fajtore

Dikur,
gjinkallat ishin qepallat e verës.
M’i mbyllnin sytë
me një gjuhë të gjelbër
që vetëm pemët dinin ta flisnin.

Fëmijëria ime
flinte në hijen e një kajsie,
dhe dielli,
si një nënë e pakujdesshme,
më linte në besë të zërave të tyre.

Sot
e njëjta zukatje
ka veshur kostum sinjali.
Më ngjan
me pëshpërimat e miqësive virtuale;
hyjnë në vesh
si insekte të padukshme,
jo për të sjellë verën,
por për të provuar
sa hapësirë ka mbetur bosh.

E kuptoj,
gjinkallat
nuk kanë ndryshuar kurrë.
Vetëm heshtja ime
është bërë më e zgjuar.

Ajo dallon
kur një zë vjen nga drita,
dhe kur një zhurmë
vishet si dashuri.
Prandaj nuk mbyll më sytë.

Kam frikë
mos më zë gjumi
në prehrin e jehonave,
dhe zgjohem
mikeshë
e një vere
që nuk mban më erë bari,
por Wi-Fi. S

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT