BallinaVitrina e libritLida Bashllari-DO TË IKËSH

Lida Bashllari-DO TË IKËSH

Do të ikësh, por nuk mund
Ndjenjës do ti japësh fund.
Pastaj pyet me inat,
Pse me ty nuk pata fat?

Urren faktin që më do
Por s’largohesh kur them shko.
S’e kuptoj këtë dashuri
Kur ti sillesh si fëmijë.

Ky qëndrim nuk më pëlqen
Asnjë fjalë më nuk ja vlen.
Më lëndon heshtja si gur,
Egoizmi s’të bën burrë.

Dhe as vlerat nuk ti ngre
Kur përtej ti hundës s’sheh.
Fillo të arsyetosh,
Rrite mëndjen, jo me moshë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT