Driten marr une prei flamurit!
Jane dy ngjyrat e flamurit ,
që shëlqejn në shpirtin tim..
Është ndjenja më e bukur
janë ngjyrat e kombit tim.
Para shqiponjes krenare qëndroj.
Se me ka bije te saj,
Gjaku i derdhur për rreth shqiponjës,
Me bën te fortë me bën me krah.
E kam t’lehtë të shkelqej.
Dritën marr unë prej flamurit.
Sa për qeshtjen e kombit tim,
Se ul penën as para plumbit!
Jan këta ngjyra që shkelqejnë,
N’beze bashkë në një shkabë.
Është gjithë kombi ynë këtu.
N’këtë flamurë që na e lan të parët.
Na e lan si trashegimi,
Gjuhë ,kulture,bes e flamur.
Trojet amanet na i lan,
ti bashkojmë o sot o kurr!!
TI, MOJ HËNË…
Ti, moj hënë që ma shndrit natën,
amanet po du me t’pyet:
a mi ke pa nënën e babën?
Malli për ta asht tuj më mbyt.
Amanet, nëse i takosh,
thuju të dalin me m’pa,
m’ju trego të vërtetën,
lotët n’sy më janë tha.
Nëse s’munden me m’taku,
thuju n’ëndërr të më vijnë,
amanet, se po m’djeg malli,
du me u knaq me ta, me nejt.
Dhe nëse më marrin me vete,
jam e lumtur me ta bashkë,
kam dekada larg prej tyre
dhe nuk po muj me nejt larg.
Vazhdo e shndrite globin, moj hanë,
veç të gëzohet dynjaja,
unë veç një përgjigje po du me ms pru
çfarë të than baba e nana.
A janë mirë atje ku janë,
a më presin ende mua?
Se pa ta kjo botë e madhe
më duket bosh, e ftohtë, e huaj.
Kur të zbardhë drita mbi male,
ti prapë do t’ikësh ngadalë,
por amanetin mos ma harro,
çoja mallin tim përtej çdo ku ata janë.
Dhe nëse një natë më thonë:
“Eja, bijë, se të kemi pritë”,
unë s’kam frikë prej asaj rruge,
veç të jem me ta e lumtur përjetë.
Një orë mesimi për Atdheun…

Tek rrija në klasë me nxënësit e mi,
Po bisedonim për tonën histori.
Me pyetën:- „Pse thonë Nënë Shqiperi“!?
Më dëgjoni me vëmendje, o nxënësit e tani!
Kur themi fjalën „nënë“,
aty qëndron më e madhja dashuri.
Siç kemi të gjithë një nënë në shtepi.
Të gjithë shqiptarët kanë nënë Shqipërinë.
Nëna na lind e rrit fëmijët e saj.
Nga Shqiperia trashegojmë
gjuhë, histori,kulturë,
identitet e traditë.
– „Po fjala Atdhe“, mesuese më thanë?
Kjo fjalë, të dashur nxënës
Është Atë (babë)+ dhe(tokë)
e ky vënd është për ne,më i shtrenjti në botë.
Është vendi i paraardhësve.
Është ëndrra e të parëve.
Është larë me gjakun e luftetarëve.
Është lënë amanet trashegimtarëve.
Këtu jan rrënjët e themelet e historisë.
Është djepi që lindi bamirës e prijës.
Këtu flitet gjuha e perendisë,
e çdo prind duhet t’ia lërë trashegim fëmijës.
Këtu je më i fortë se mali,
Më i kthjelltë se qielli,
Më i ngrohtë se dielli,
me vlerë sa universi.
Këtu të bekojnë malet,
eshtrat e të parëve,
Çdo gurë e lis që mbanë Flamur e plis.
Ky është vendi ynë, Atdheu,
Nëna Shqipëri,që e kishit kureshti.
