Shqipja don t‘hap flatrat e lirë
Pyet shqiponja shkëmbinjtë gurë
Pse prapë s‘ngritet një flamur
Si në kohë të Skënderbeut
Kur ia mbrojti copëzat dheut.
Bashkë me t‘bukrin Flamur
Pyet pse s‘ngritetë n’plis çdo burrë,
Atje ku këndohet n’gjuhë t’dlirë
Pse nuk kemi Shqipërinë.
O shqiptar, o gjaku Ilir
Shqipja don t‘hapë flatrat e lirë
Në ato vende Arbërore
Gjak me vdekje ku u dha për fitore?!
Sot shqiponja thërret plot vrer,
Shqiptar, mos rri në ferr.
Se liria me ligj t’Serbisë,
Dhimbje ka çdo cep i Arbërisë.
Pse nuk ngriheni për kushtrim,
N’copëzat t’lashta t’bëjmë bashkim,
Se ka dhimbje një komb i mbarë
Atje ku rron, t’thërret, Shqipni Nanë.
Në çerdhe shqipja pse sot rënkon
Nga nëntoka gjëmojnë varret,
Pse ndër shqiptarë po kullojnë plagët,
Pse një komb sot është përçarë,
N’vend Shqipërinë t’mos le të ndarë?
Ku mbet besa dhe heroizmi,
Ku mbet fjala, ku mbet bashkimi?
Pse amaneti u fle ndër zemra,
Kur përçarja na ndan përbrenda?
Diell e hënë sot pse s’po ndriçojnë,
Në çerdhe shqipja pse po rënkon?
Shtëpi pa fëmijë, t’mbyllura, t’harruara,
Rini e ikur, si e faruar.
Kur me shekuj mbrojtëm kufij,
Me gjak e zemër patëm rininë,
Pse sot kombi rri i përçarë,
E varret qajnë për dheun e ndarë?
Dhimbja zemrat sot i copëton,
Malli shpirtin fort sot e lëndon,
Por sa të rrahë një zemër shqiptare,
S’do të vdesë ëndrra kurrë kombëtare.
Le të bashkohemi me mend e zemër,
Të mos mbetet Shqipëria gjysmë emër,
Se copëzat tona me gjak e lavdi,
Prapë duhet t’i bashkojmë në një Shqipëri.
