BallinaVitrina e libritShefik Arifi-E VRANË NJË NJERI

Shefik Arifi-E VRANË NJË NJERI

E vranë një njeri këtë natë
Me plumb a tjetër send
Veç një gjë që duket saktë
Që ishte marrë një jetë
.
E vranë një njeri, e vranë
Dhe të gjithë iknin qetë – qetë
Ç’është kështu? – asnjeri s’tha
Dhe pse kish ikur një jetë.

Dhe ndodhi kjo në mes të natës
Por mund të ndodhë dhe një mëngjes
Në mes të sheshit shfaqen vrasës
Që vijnë të vrasin dhe pa pagesë.

U përhap lajmi atë mëngjes
Vranë një njeri, e vranë të shkretën
Dhe e quan veten më i ndershmi
Dhe ai që të merr jetën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT